BESTXPERT DV LOTTERY Get Flash

Specifikat e fotografisë

Kërkesat për fotografitë e llotarisë së Vizave Amerikane:

Theksojmë se duke u paraqitur personalisht në zyrën tonë është mënyra më e preferuar sepse garantojmë cilësi maksimale te fotografitë tuaja, të cilat i ofrojmë falas dhe në çast, për ju dhe për të gjithë pjesëtarët e familjes. Fotografitë elektronike që ne ju pregatisim plotësojnë kushtet e Lotarisë dhe pranohen nga kompjuteri në vendërrjetin e Departamentit të Shtetit.

Kush nuk plotëson këto kushte do të skualifikohet.
Fotografitë duhet të jenë nxjerrë në 6 mujorit e fundit. Imazhi elektronik duhet të krijohet ose nga aparat fotografik digjital ose nga skanimi i një fotografie. Nuk lejohen përpunimet (retushimet) elektronike të fotografive. Duhet të rruhen proporcionet origjinale të fotografisë.
Specifikat e kompozimit:

  • Imazhi duhet të përmbajë fytyrën, qafën, dhe supet e aplikantit, para një sfondi, nuk duhet të buzëqeshni, sytë të jenë të hapur dhe të shikojnë drejtë aparatit.
  • Imazhi nuk duhet të përmbajë pjesë të tjera të trupit të aplikuesit nën supe.
  • Personi duhet të shikojë drejtë aparatit fotografik (jo anash, jo poshtë, jo lartë).
  • Aparati duhet të jetë fokusuar te koka e personit.
  • Sfondi të jetë me një ngjyrë të hapur neutral (i bardhë), lehtësisht i ndriçuar dhe pa shkëlqim.
  • Nuk pranohen fotografi me syze dielli, shami koke, kapele dhe sende të tjera që fshehin pjesë të fytyrës.
  • Lartësia e kokës (e matur nga sipër duke përfshirë dhe flokët deri te fundi i mjekrës) duhet të jetë midis 50-69% të lartësisë së imazhit.
  • Fotografitë bardh e zi nuk pranohen.

UDHËZIMET PËR TË REGJISTRUAR NJË FOTOGRAFI DIXHITALE:

Fotografia duhet të jetë një imazh dixhital ose e skanuar dhe duhet të ketë këto specifikime, ndryshe aplikimi nuk do të pranohet:

Specifikimet e Përbëra të Fotografisë:

  • Pozicioni i Kokës:
    • Personi që fotografohet duhet të jetë me fytyrë drejt aparatit;
    • Koka e personit NUK duhet të jetë e vendosur lart, poshtë ose anash;
    • Koka e personit duhet të mbulojë rreth 50% të sipërfaqjes së fotografisë.
  • Sfondi:
    • Personi që fotografohet duhet të jetë përpara një sfondi të bardhë të shndritshëm;
    • Fotografi me sfond të errët ose me ngjyra të ndryshme nuk do të pranohen.
  • Epiqendra (fokusi):
    • Fotografia duhet të jetë në qendër.
  • Sendet Dekorative:
    • Fotografitë, të cilat, personi që fotografohet mban syze dielli, apo sende që zvogëlojnë siperfajen e fytyrës, NUK do të pranohen.
  • Mbulimet e Kokës dhe Kapelet:
    • Fotografi ku aplikanti ka vendosur shami apo kapele, pranohen vetëm përshkak të besimit fetar, edhe në qoftë se ndodh një gjë e tillë, fytyra nuk duhet mbuluar;
    • Fotografitë ku aplikanti ka mbuluar fytyrën, jo për shkak të besimit fetar, nuk do të pranohen;
    • Fotografitë ku aplikanti ka vendosur kapele për shkak të detyrës (ushtarak, infermier, etj.) nuk do të pranohen.
  • Përbërja e Fotografisë:
    • Fotografitë me ngjyra me thellësi "24-bit" janë të preferuara. Fotografitë mund të shkarkohen nga një aparat fotografik dixhital në kompjuter os ato mund të skanohen në kompjuter. Në qoftë se ju përdorni një skaner përbërja e fotografisë duhet të jetë "TrueColor" ose "24-bit". Fotografitë me ngjyra ose bardh-e-zi duhet të skanohen me këtë përbërje për kërkesat e DV-2012.

Specifikimet Teknike të Fotografisë:

  • Në qoftë se aplikanti bën një fotografi të re me anë të një aparati dixhital:
    Lloji i Formatit të Fotografisë Fotografia duhet të jetë e formatit JPEG
    Madhësia e Fotografisë Maksimumi i madhësisë së Fotografisë duhet të jetë jo më shumë se 240 KB
    Rezolucioni i Fotografisë Minimumi, 600 pika (pixels) e Lartë me 600 pika (pixels) e Gjerë, Katrore.
    Thellësia e Ngjyrave të Fotografisë Ngjyra 24-bit (Shënim: Fotografi bardh-e-zi, monokrome ose nën 2-bit, 8-bit ngjyra, 8-bit stil gri nuk do të pranohen)
  • Në qoftë se aplikanti skanon një fotografi me skaner dixhital: Përpara se fotografia
    Përmasat e Stampimit (printimit) 50mm x 50mm katrore
    Ngjyrat e Stampimit (printimit) Fotografia mund të jetë me ngjyra (e preferuar) ose 24-bit stil gri
    Mbas stampimit (printimit), fotografia duhet të ketë këto specifikime të skanimit:
    Rezolucioni i Skanimit Të skanohet me rezolucion 300 dots per inch (dpi)
    Lloji i Formatit të Fotografisë Fotografia duhet të jetë e formatit JPEG
    Madhësia e Fotografisë Maksimumi i madhësisë së Fotografisë duhet të jetë jo më shumë se 240 KB
    Rezolucioni i Fotografisë 600 me 600 pika (pixels)
    Thellësia e Ngjyrave të Fotografisë Ngjyra 24-bit (Shënim: Fotografi bardh-e-zi, monokrome ose nën 2-bit, 8-bit ngjyra, 8-bit stil gri nuk do të pranohen)