Programi i Llotarisë Amerikane  
DV Loterry Albanian flag
BESTXPERT DV LOTTERY
     
 
 
 
 

 

Udhëzimet e Llotarisë Amerikane 2011

Programi i Vizave të Llotarisë i autorizuar nga Kongresi Amerikan administrohet vit për vit nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe mbikqyret nën kushtet e Seksionit 203(c) të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë (AEK). Seksioni 203(c) i Aktit të Emigracionit të vitit 1990 vë në dispozicion për çdo vit një maksimum prej 50.000 vizash emigrimi për qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Programi vjetor i llotarisë është i disponueshëm vetëm për personat që plotësojnë kushtet e thjeshta, por të rrepta, të kërkuara të pranueshmërisë. Një kompjuter përzgjedh rastësisht të zgjedhurit për vizën e llotarisë. Vizat shpërndahen midis 6 rajoneve gjeografike, pjesa më e madhe e të cilave u shkon rajoneve me raport të ulët emigracioni, dhe asnjë vizë u shkon vendeve që kanë dërguar më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA gjatë 5 viteve të fundit. Brenda secilit rajon, asnjë vend i veçantë mund të marrë më shumë se shtatë përqind të vizave të llotarisë së disponueshme në çdo vit.

Për llotarinë e vitit 2011, vendasit e vendeve të mëposhtme nuk janë të pranueshëm për të aplikuar sepse vendet e tyre kanë dërguar një shumë prej më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA në 5 vitet e shkuara:

BRAZILI, KANADA, KINA (të lindur në brendësi), KOLUMBIA, REPUBLIKA DOMENIKANE, EKUADORI, EL SALVADORI, GUATEMALA, HAITI, INDIA, XHAMAJKA, MEKSIKA, PAKISTANI, FILIPINET, PERU, POLONIA, KOREA E JUGUT, MBRETËRIA E BASHKUAR (Përveç Irlandës së Veriut) dhe territoret që varen prej saj, dhe VETNAMI

Personat e lindur në Hong Kong SAR, Macau SAR, dhe Taivan janë të pranueshëm.

Për llotarinë e vitit 2011, asnjë shtet nuk është hequr apo shtuar nga lista e kaluar e vendeve të pranueshme për llotarinë.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur sistemin e regjistrimit elektronik duke filluar që me llotarinë e vitit 2005 në mënyrë që procesi të jetë sa më efikas dhe i sigurtë. Departamenti përdor teknologji speciale dhe mënyra të tjera për të identifikuar ata persona që kryejnë mashtrim për qëllime emigracioni ilegal ose për ata persona që bëjnë regjistrime të shumfishta.


PROCEDURAT E APLIKIMIT TË DV-2011

  • Departamenti Amerikan i Shtetit do të pranojë vetëm Regjistrime Elektronike sipas faqes së Internetit http://www.dvlottery.state.gov/ gjatë periudhës së regjistrimit duke filluar nga ora 18:00 e datës 2 Tetor 2009 dhe duke mbaruar në orën 18:00 të datës 30 Nëntor 2009.

  • Në rast se ka më shumë se NJË regjistrim për një individ, atëherë të gjitha regjistrimet në emër të këtij individi do të s'kualifikohen, pavarësisht se kush e ka regjistruar këtë individ. Ju mund të përgatisni regjistrimin për veten tuaj, ose mund që edhe dikush tjetër t'a regjistrojë atë për ju.
    Mbas regjistrimit të suksesshëm, ju do të lexoni në ekran, emrin tuaj dhe një numër unik identifikimi. Ju mund ta stamponi (print) këtë konfirmim për të dhënat tuaja. Duke filluar nga data 1 Korrik 2010, ju mund të lexoni statusin e regjistrimit tuaj në Internet, duke vendosur numrin unik të identifikimit tuaj dhe informacionin tuaj personal.

  • Aplikimet me letër (me anë të postës, me shkrim dore, e-mail, faks, etj.) nuk do të pranohen.

  • Është shumë e rëndësishme që të gjitha fotografitë e kërkuara të regjistrohen. Regjistrimi juaj do të s'kualifikohet në qoftë se fotografitë e kërkuara nuk regjistrohen. Fotografi të kohëve të fundit duhen regjistruar elektronikisht për secilin nga pjestarët e familjes tuaj:
    • fotografia juaj
    • e bashkësjortit(es) tuaj
    • e çdo fëmije të pamartuar nën moshën 21 vjeç, duke përfshirë të gjithë fëmijët e natyrshëm gjithashtu edhe fëmijët e adoptuar-ligjërisht apo fëmijët e bashkëshortit(es), edhe në qoftë se një fëmijë është shkëputur nga banimi me ju ose nuk dëshiron të emigrojë me ju.

    Nuk është e nevojshme të regjistroni një fotografi për fëmijët tuaj me shtetësi amerikane ose me rezidencë të përhershme ligjore.

    Fotografi në grup nuk do të pranohen; duhet të keni vetëm një fotografi vetiake për çdo pjestar të familjes. Nëse dështoni të regjistroni fotografitë e kërkuara për bashkëshorten dhe secili fëmijë do të rezultojë si regjistrim i papërfunduar në sistemin e regjistrimit të aplimit dhe ju do t'ju duhet të ri-regjistroheni. Nëse dështoni të regjistroni fotografinë e duhur për secilin pjestar të familjes atëherë aplikimi juaj dhe i të gjithë pjestarëve të familjes do të s'kualifikohet në kohën kur ju të intervistoheni për vizë.

  • Një fotografi dixhitale e juaja, e bashkëshortit(es) tuaj dhe secilit fëmijë duhet regjistruar në Internet së bashku me Formularin Elektronik të DV-2011. Fotografia mund të prodhohet nga një aparat fotografik elektronik dixhital, ose duke e skanuar fotografinë me një skaner elektronik dixhital.

  • Regjistrimet janë subjekt i s'kualifikimit dhe refuzimit të visave për rastet kur fotografitë nuk janë të kohës së tashme ose janë manipuluar ose nuk përmbajnë specifikimet e shpjeguara më poshtë.


INFORMACIONI I KËRKUAR PËR REGJISTRIMIN ELEKTRONIK

(KUJDES: mos shkruani gërmat Shqip “çÇ ëË” Zëvendësojini me “cC - eE”)

Formularët e Aplikimit për DV-2011 do të pranohen të plotësuara vetëm nëpërmjet Internetit Elektronikisht në faqen http://www.dvlottery.state.gov. Në qoftë se nuk plotësoni Formularin plotësisht, ose me gabime, aplikanti do të skualifikohet. Formulari i regjistrimit do t'ju kërkojë që të përfshini informacionin e mëposhtëm:

  1. EMRI I PLOTE - Mbiemri, Emri, Emri i Mesit (Jo i Babait);

  2. DATA E LINDJES - Data, Muaji, Viti;

  3. GJINIA - Mashkull ose Femer;

  4. QYTETI I LINJDES;

  5. SHTETI I LINJDES;

  6. SHTETI I PRANUESHËM OSE I KULIFIKUESHËM PËR PROGRAMIN E LLOTARISË DV-2010 - Vendi juaj i pranueshëm normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Kjo nuk ka lidhje me shtetin ku ju banoni;

  7. FOTOGRAFIA E REGJISTRIMIT - Sigurohuni që të përfshni fotografinë tuaj, të bashkëshortit(es) dhe secilit prej fëmijëve;

  8. ADRESA E POSTËS - (Në kujdes të..., Rruga, Lagjia, Numri i Pallatit ose Shtëpisë, ose Fshati/Komuna, Qyteti, Shteti;

  9. NUMRI I TELEFONIT - Jo e Detyrueshme;

  10. ADRESA E POSTËS ELEKTRONIKE (EMAIL) - Shkruani një adresë të postës elektronike (e-mail) në të cilën ju keni akses të plotë dhe direkt. Ju NUK do të merrni një mesazh zyrtar përzgjedhjeje në këtë adresë. Gjithsesi, nëse aplikimi/hyrja juaj përzgjidhet dhe ju përgjigjeni letrës zyrtare të marrë nga Qendra Konsullore në Kentucky (QKK), ju mund të merrni një mesazh komunikimi nga ata më e-mail;

  11. CILI ËSHTË NIVELI MË I LARTË I EDUKIMIT QË KENI ARRITUR, DERI NË KËTË DITË? - Ju duhet të tregoni NJË nga nivelet e edukimit ju përket: (1) Vetëm Shkollë Fillore, (2) Shkollë të Mesme, i/e pa diplomuar, (3) Shkollë të Mesme, i/e diplomuar (4) Shkollë Profesionale, (5) Disa Kurse Universitare, (6) Universitet, i/e diplomuar, (7) Disa Kurse me nivel Pas-Universitar, (8) Master, i/e diplomuar, (9) Disa Kurse me nivel Doktorature, (10) Doktoraturë, i/e diplomuar;

  12. GJENDJA CIVILE - I pa-martuar, I martuar, I ndarë, I/E ve, Ligjërisht i/e ndarë;

  13. NUMRI I FËMIJËVE - Regjistrimet DUHET të përfshijnë emrin, datën dhe vendin e lindjes të bashkëshortit(es) tuaj dhe të gjithë fëmijëve-natyral, si dhe të gjithë fëmijëve ligjërisht të adoptuar ose të bashkëshortit(es), që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç (përveç fëmijëve që kanë shtetësi amerikane, ose që kanë rezidencë ligjore të përhershme), edhe në qoftë se ju nuk jeni më i martuar ligjërisht me prindërin e fëmijës, edhe në qoftë se bashkëshortja apo fëmija nuk banojnë me ju apo nuk do të emigrojnë me ju duhen përfshirë. Vine re se fëmijët e martuar dhe fëmijët mbi moshën 21 vjeç nuk mund të përfshihen sepse nuk kualifikohen për programin e llotarisë amerikane DV-2011. Në qoftë se nuk i përfshini të gjithë fëmijët, që janë të pranueshëm, do të rezultojë në s'kualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjestarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë;

  14. INFORMACIONI MBI BASHKËSHORTIN(EN) - Emri, Data e Linjdes, Gjinia, Qyteti i Linjdes, Vendi/Shteti i Lindjes, Fotografia; Në qoftë se nuk përfshini bashkëshortin(en), do të rezultojë në s'kualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjestarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë;

  15. INFORMACIONI MBI FËMIJËT - Emri, Data e Lindjes, Gjinia, Qyteti i Lindjes, Vendi/Shteti i Lindjes, Fotografia: Përfshi të gjithë fëmijët e deklaruar në pikën 14 sipër.


PËRZGJEDHJA E APLIKANTËVE

Aplikantët do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri midis të gjithë aplikimeve të kualifikuara. Aplikimet e përzgjedhura do të njoftohen me postë midis periudhës së muajit Maj dhe Korrik të vitit 2010 dhe do të pajisen me udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacione për pagesat mbi emigracionin në SH.B.A. Ata që përzgjidhen rastësisht NUK do të njoftohen me e-mail. Personat që nuk do të përzgjidhen, nuk do të marrin asnjë lloj njoftimi. Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane nuk do të japin një listë të aplikantëve fitues. Bashkshortët dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç të aplikantëve fitues mund të aplikojnë për viza për të shoqëruar ose për t'u bashkuar me aplikantin primar. Vizat e llotarisë DV-2011 do të lëshohen gjatë periudhës 1 Tetor 2010 deri më 30 Shtator 2011.

Përpunimi i aplikimeve dhe lëshimi i vizave tek aplikantët fitues dhe pjestarëve të pranueshëm të familjes së tyre, duhet të ndodhi gjatë mesnatës së 30 Shtatorit të 2011. Mbas kësaj date, nën asnjë rrethanë, nuk mund të lëshohet asnjë vizë e llotarisë DV-2011, gjithashtu asnjë pjestar i familjes nuk mund të marrë vizat e llotarisë DV-2011, për t'u bashkuar me aplikantin primar në SH.B.A mbas kësaj date.

Njoftim i rëndësishëm:
Për t'u regjistruar në programin e vitit DV-2011, nuk ka pagesë. Qeveria e SH.B.A. nuk ka punësuar këshillues të jashtëm apo shërbime private për të drejtuar programin e llotarisë DV-2011. Cilido ndërmjetës apo të tjerë që ofrojnë ndihmë për të përgatitur studimin e dosjes së llotarisë DV-2011 për aplikantët, e bëjnë këtë pa autoritetin apo miratimin e qeverisë së SH.B.A. Përdorimi i kujtdo ndërmjetësi të jashtëm apo ndihme për të përgatitur një aplikim të llotarisë DV-2011 është krejtësisht zgjedhje e aplikantit.

Aplikanti mund të aplikojë vetë duke plotësuar formularin elektronik në Internet pa patur nevojën e një ndërmjetësi të paguar, i cili do të bëjë të njëjtën gjë. Çdo aplikim i pranuar gjatë periudhës së regjistrimit të llotarisë do të ketë një shans të barabartë dhe të rastësishëm që të zgjidhet brenda rajonit. Megjithatë, në qoftë se vërtetohet më shumë se një aplikim për person, aplikanti do të skualifikohet, pavarësisht nga burimi i ndryshëm i aplikimit.

LISTA E VENDEVE KUALIFIKUESE SIPAS RAJONIT

Lista e mëposhtme tregon shtetet, vendësit e të cilave KUALIFIKOHEN sipas rajonit gjeografik:

AFRIKA

Algjeri, Angola, Benin, Botsvana, Burkina Faso, Burund, Kamerun, Kepi i Gjelbërt, Republika e Afrikës Qendrore, Çad, Komoros, Kongo, Republika Demokratike e Kongos, Bregu i Filidishtë, Xhibuti, Egjipt, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Etiopia, Gabon, Gambia, Gana, Guinea, Guinea Bisau, Kenia, Lesoto, Liberi, Libi, Madagaskar, Malavi, Mali, Mauritani, Mauricius, Marok, Mozambik, Namibi, Niger, Nigeri, Ruanda, Sao Tome dhe Princip, Senegal, Seishel, Siera Leone, Somali, Afrika e Jugut, Sudan, Zvasiland, Tanzani, Togo, Tunizi, Uganda, Zambia, Zimbabve.

AZIA

Afganistan, Bahrein, Bangladesh, Butan, Brunei, Burma, Kamboxhia, Timori Lindor, Hong Kong (Rajon Administrativ i Veçantë), Indonezi, Iran, Irak, Izrael, Japoni, Jordani, Kuvajt, Laos, Liban, Malajzi, Ishujt Maldive, Mongoli, Nepal, Koreja e Veriut, Oman, Katar, Arabia Saudite, Singapor, Sri Lanka, Siri, Tajvan, Tajland, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemen.

Vendësit e këtyre vendeve aziatike nuk kualifikohen për këtë vit:

Kina, Indi, Pakistan, Koreja e Jugut, Filipinet, Vietnam.

EUROPA

Shqipëri, Andora, Armeni, Austri, Azerbaxhan, Biellrusi, Belgjikë, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjeorgji, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandë, Irlandë, Irlanda e Veriut, Itali, Kazakistan, Kirgistan, Letoni, Lihtenshtein, Lituani, Luksemburg, Makau (Rajon Administrativ i Veçantë), Maqedoni (Ish Republikë Jugosllave), Malta, Moldavi, Monako, Hollandë, Norvegji, Portugali, Rumani, San Marino, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër, Taxhikistan, Turqi, Turkmenistan, Ukrainë, Uzbekistan, Qyteti i Vatikanit.

Vendësit e këtyre vendeve europiane nuk kualifikohen për këtë vit:

Britania e Madhe, Polonia dhe Rusia, Britania e Madhe që përfshin: Anguila, Bermuda, Ishujt Virxhinia, Ishujt Kejmen, Ishujt Falklend, Gjilbraktari, Montserrat, Pitcairn, St. Helena, Ishujt Turk dhe Kaikos.

AMERIKANE E VERIUT

Bahamas

Vendësit e këtyre vendeve aziatike nuk kualifikohen për këtë vit:

Kanada, dhe Meksikë.

OQEANIA

Australia (dhe vendet e varura prej saj), Ishujt Fiji, Kiribati, Ishujt Marshall, Mikronesia, Shtetet e Federuara të Nauru, Zelanda e Re (dhe vendet e varura prej saj), Palau, Papua Guinea e Re, Ishujt Soloman, Tonga, Tuvalu, Vanuatu, Samoa.

AMERIKA E JUGUT, QENDRORE DHE KARAIBET

Antigua dhe Barbuda, Argjentinë, Barbados, Belize, Bolivia, Kili, Kosta Rika, Kuba, Domenik, Grenada, Guajana, Honduras, Nikaragua, Panama, Paraguai, Shën Kits dhe Nevis, Santa Luçia, Shën Vincent dhe Granadines, Surinam, Trinidad dhe Tabako, Uruguai, Venezuela

Vendësit e këtyre vendeve aziatike nuk kualifikohen për këtë vit:

Brazil, Columbia, Republika Domenikane, Ekuador, El Salvador, Guatemala, Haiti, Xhamajkë, Meksikë, dhe Peru.

 



 

 
Histori suksesi
 
 

  *BestXpert DV është një firmë private, nuk është institucion shtetëror.              © Copyright 2007 BestXpert DV - FERRON 15, PLATIA VIKTORIAS, ATHINË 10434