Ju duhet të jetë i lindur në një nga Vendet e Listuara më poshtë.
I lindur në një nga Vendet kualifikuese:
Në shumicën e rasteve kjo kupton Vendin (shtetin) në të cilin aplikanti
ka lindur. Gjithësesi, ka edhe dy mënyra të tjera, me të cilat një
person mund të kualifikohet. E para, në qoftë se një person ka lindur
në një Vend ku Vendasit e këtij Vendi janë të pazgjedhshëm për të
aplikuar por bashkëshorti(ja) e tij/i saj ka lindur në një Vend ku
Vendasit janë të zgjedhshëm për të aplikuar, ky person mund të
pretendojë Vendin e lindjes së bashkëshortit(es) dhe në këtë mënyrë të
dyve do ti lëshohet viza që ata të hyjnë në Sh.B.A. njëkohësisht. E
dyta, në qoftë se një person ka lindur në një Vend ku Vendasit e këtij
Vendi janë të pazgjedhshëm, por as njëri as tjetri nga prindërit e
tij/saj kanë lindur ose banuar atje në kohën kur personi ka lindur, një
person i tillë mund të pretendojë Vendlindjen në një nga Vendlindjet e
prinderve të tij/saj, në qoftë se ky Vend është i kualifikueshëm për
programin e DV-2011.
Për t'u regjistruar në llotari, ju duhet të plotësoni kërkesat e edukimit OSE të eksperiencës
së punës të programit të llotarisë.
Edukim ose punë e kualifikueshme:
Ju duhet të keni një edukim të mesëm ose të barabartë, të përcaktuar
si 12-vjet edukim fillor dhe të mesëm të përfunduar plotësisht
(pra të vërtetoni me bindje që keni mbaruar 12-vjet shkollë të plotë);
OSE të keni 2-vjet eksperiencë pune brënda 5-viteve të shkuara në një
punësim që kërkon të paktën 2-vjet trajnim ose eksperiencë për të
ushtruar. Për të përcaktuar eksperiencën e kualifikueshme të punës do
të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine. Për më shumë informacion, ju lutemi lexoni përgjigjen e pyetjes 13 të këtij dokumenti.
Në qoftë se ju nuk mund të keni këto kërkesa, ju NUK duhet të aplikoni në Programin e Llotarisë.