|
 |

PYETJE TË NDRYSHME RRETH REGJISTRIMIT TË LLOTARISË DV-2011 |
- Ç'FARË DO TË THOTË TERMI "VENDËS"? A MUND TË APLIKOJË NJË PERSON I CILI NUK KA LINDUR NË NJË SHTET KUALIFIKUES?
"Vendës"
quhet ai person i lindur në një shtet të veçantë, pavarësisht nga
vendbanimi apo kombësia e personit. Por për qëllime emigracioni termi
"vendës" gjithashtu nënkupton një person i cili është "barrë" e një
shteti tjetër nga ai në të cilin ai/ajo ka lindur, sipas kushtit të
caktuar nga Seksioni 202(b) i Aktit të Kombësisë dhe Emigracionit. Për
shembull, në qoftë se fituesi (aplikanti primar) ka lindur në një shtet
që nuk është i pranueshëm për llotarinë e këtij viti, ai/ajo mund të
kërkojë "barrën" e shtetit ku ka lindur bashkëshorti(ja), por atij/asaj
nuk mund t'i lëshohet një vizë DV-1, vetëm në rast kur edhe
bashkëshorti(ja) është e kualifikueshme t'i lëshohet një vizë DV-2, dhe
të dy mund të hyjnë në SH.B.A. sëbashku me viza DV.
- A KA NDONJË NDRYSHIM APO KËRKESA TË REJA NË PROCEDURA PËR KËTË REGJISTRIM TË APLIKIMIT TË LLOTARISË?
Po,
ju duhet të jepni një adresë e-maili për regjistrimin e këtij viti të
llotarisë dhe kjo është e detyrueshme. Nëse ju përzgjidheni, do të
merrni një letër zyrtare nga QKK me POSTË, por QKK mund të dërgojë
mesazhe komunikimi në adresën e e-mail që ju keni shkruar, sesa të
përdorni adresën e dikuj tjetër ose të një kompanie.
Të gjithë kërkesat e llotarisë 2011 nuk ndryshojnë.
- A KËRKOHEN FIRMA APO FOTOGRAFI PËR SECILIN PJESTAR TË FAMIJLES, APO VETËM PËR APLIKANTIN PRIMAR?
Firmat
nuk kërkohen në regjistrimet e bëra elektronikisht. Kërkohet
fotografi për secilin aplikant të llotarisë, gjithashtu edhe për
bashkëshortin(en) dhe fëmijët a pamartuar nën moshën 21 vjeç. Fotografi
familjare apo në grup nuk pranohen.
PËRSE VENDASIT E DISA SHTETETEVE NUK KUALIFIKUHEN PËR TË APLIKUAR PËR PROGRAMIN E LLOTARISË?
Vizat
e llotarisë kanë për qëllim që të pajisin me vizë emigrimi personat nga
shtete të cilat kanë një fluks emigracioni të ulët në krahasim me
ato vende ku emigracioni është më i lartë se ç'kërkohet. Ligji thotë që
asnjë viza nuk do të lëshohet për vendsasit e shteteve me "pranim të
lartë". Ligji përcakton këtë që të nënkuptojë shtetet nga të
cilët kanë emigruar ligjërisht për në SHtetet e Bashkuara 50.000
persona me kategori të ndryshme vizash emigrimi gjatë pesë viteve
të fundit. Çdo vit, Departamenti i Emigracionit (USCIS)
kontrollon fluksin e hyrjeve të emigrantëve në më nyrë që të ndalojë
emigrimin me viza llotarie atyre shteteve që e kanë kaluar numrin e
caktuar.
CILI ËSHTË LIMITI NUMERIK PËR DV-2011?
Sipas
ligjit, pragrami i llotarisë Amerikane bën të vlefshëm çdo vit një
maksimum prej 55.000 vizash për personat e pranueshëm. Gjithsesi, Akti
i Lehtësimit të Përshtatjes së Nikaraguas dhe Amerikës Qëndrore
(ALPNAQ) i kaluar nga Kongresi në Nëtor të 1997, përcakton se duke
filluar nga llotaria e vitit 1999, dhe për aq kohë sa nevojitet, më
shumë se 5,000 e 55,000 vizave që shpërndahen vit për vit do të
jenë të pordorshme për programin (ALPNAQ). Reduktimi aktual i limitit
prej më shumë se 5,000 vizash llotarie ka filluar me llotarinë e vitit
2000 dhe ka të ngjarë të qëndrojë në efekt edhe përgjatë programit
DV-2011.
KUSH JANË LIMITET RAJONALE TË LLOTARISË PËR VITIN 2011?
Shërbimi
Amerikan i Qytetarisë dhe Emigracionit (SAQE) vendos limitet
rajonale të llotarisë çdo vit bazuar në formulën e specifikuar ne
Seksionin 203(c) të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë (AEK). Sapo
SAQE të ketë përfunduar llogaritjet, do të shpallet limiti rajonal i
vizave.
KUR DO TË PRANOHEN HYRJET PËR PROGRAMIN E LLOTARISË 2011?
Periudha
e hyrjeve të llotarisë Amerikane të vitit 2011, do të pranohen gjatë
periudhës të njoftuar më sipër. Çdo vit miliona njerëz aplikojnë për
programin gjatë periudhës së regjistrimit. Numri masiv i hyrjeve krijon
një punë shumë të madhe në përzgjedhjen dhe procesimin e fituesve. DUke
mbajtur periudhën e hyrjeve gjatë Tetorit, Nëntorit dhe Dhjetorit do të
sigurojë që të përzgjedhurit të njoftohen në kohë, dhe i jep
aplikantëve dhe stafit konsullor kohë të përgatiten për procesimin e
vizave. Ju jeni fuqimisht i inkurajuar të aplikoni sa më herët. Asnjë
hyrje nuk do të lejohet mbas orës 18:00 të Hënën e datës 30 Nëntor
2009.
A MUNDEN QË PERSONAT QË JANË NË SHBA TË APLIKOJNË PËR PROGRAMIN?
Po, një aplikant mund të jetë në SHBA apo në ndonjë vend tjetër, dhe hyrja mund të bëhet nga SHBA ose nga ndonjë vend tjetër.
A ËSHTË SECILI APLIKANT I LIMITUAR TË REGJISTROJË VETËM NJË HERË GJATË PERIUDHËS SË REGJISTRIMIT VJETOR?
Po, ligjet lejojnë vetëm një hyrje për çdo person gjatë periudhës së regjistrimit. Individët për të cilët i'u është regjistruar më shumë se një hyrje do të skualifikohen. Departamenti
Amerikan i Shtetit do të punësojë teknologji të sofistikuar dhe çdo gjë
tjetër të identifikojë individët që parashtrojnë kërkesa të shumëfishta
gjatë periudhës së regjistrimit. Njerëz që parashtrojnë më shumë se një
hyrje do të skualifikohen dhe të dhënat do të ruhen përgjithmonë në
sistemin e Departamentit të Shtetit. Individët mund të aplikojnë për
programin çdo vit gjatë periudhës së regjistrimit.
- A MUNDET QË NJË BASHKSHORT DHE NJË BASHKSHORTE TË BËJNË APLIKIME TË VEÇANTA?
Po, secili prej tyre mund të bëj nga një aplikim të veçantë nëse i përmbahen kërkesave të programit.
CILËT JANË PJESTARËT E FAMILJES QË DUHET TË PËRFSHIJË NË APLIKIMIN E LLOTARISË?
Në hyrjen tuaj ju duhet të listoni bashkëshortin(en) tuaj
dhe të gjithë fëmijët në moshën 21 vjeç, me përjashtim të fëmijëve të
cilët janë qytetarë Amerikanë ose Rezident të Përhershëm Ligjorë. Ju
duhet të listoni bashkëshortin(en) tuaj edhe nëse jeni momentalisht të
ndarë. Në qoftë se jeni ndarë ligjërisht ju nuk duhet të listoni
ish bashkëshortin(en) tuaj. Ju duhet të listoni TË GJITHË
fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç në momentin fillestar të hyrjes
së regjistrimit të llotarisë, pavarësisht se ata janë
fëmijët tuaj natyral, fëmijët e bashkëshortit(es), apo fëmijët
ligjërisht të adoptuar sipas ligjeve të vendit tuaj (përveç fëmijëve që
kanë shtetësi amerikane, ose që kanë rezidencë të përhershme
ligjore). Listoni të gjithë fëmijët në moshën 21 vjeç në kohën e
hyrjes së regjistrimit të llotarisë, edhe në qoftë se ata/ato nuk jetojnë me ju apo që nuk dëshironi që të emigrojnë me ju nën programin e llotarisë.
Fakti
që ju i listoni pjestarët e familjes nuk do të thotë që ata/ato do të
udhëtojnë me ju. Ata/ato mund të zgjedhin të qëndrojnë mbrapa.
Gjithsesi, nëse ju përfshini një pjestar të ligjshëm në formularin
e aplikimit për vizë të cilin nuk e keni përfshirë në hyrjen fillestare
të regjistrimit të llotarisë, rasti juaj do të skualifikohet.
DUHET UNË TË PARASHTROJ HYRJEN TIME, APO MUNDET QË DIKUSH TJETËR TA BËJË NË EMRIN TIM?
Ju
mund të përgatisni dhe të parashtroni hyrjen tuaj, ose dikush tjetër
mund ta bëjë në emrin tuaj. Pavarësisht, se ju apo një mik, shok,
noter, etj. mund të kenë bërë hyrjen në emrin tuaj, vetëm një hyrje
lejohet për një individ, dhe regjistruesi është përgjegjës të sigurojë
që hyrja është bërë me informacion të saktë. Nëse hyrja juaj
përgjidhet, letra e njoftimit do të dërgohet vetëm në adresën e
përfshirë në regjistrim. Të gjithë hyrësit, përfshirë ata që nuk janë
përzgjedhur, mund të kontrollojnë statusin e hyrjeve të tyre në
Internet.
- CILAT JANË KËRKESAT PËR EDUKIMIN DHE EKSPERIENCËN E PUNËS?
Ligji
kërkon që secili aplikues duhet të ketë të paktën një adukim të mesëm
ose të ngjashëm ose të ketë, Brenda 5 viteve të fundit, 2 vite
experience pune në një punësim që kërkon të paktën 2 vite trainim os
experience. Një “edukim i mesëm ose i ngjashëm” përkufizohet si
përfundim i suksesshëm i një edukimi 12 vjeçar elementar dhe sekondar
në Shtetet e Bashkuara ose përfundim i suksesshëm i një kursi edukimi
formal elementar dhe sekondar i krahasuar me një edukim shkollor të
mesëm në Shtetet e Bashkuara. Vetëm kurse studimi formale e plotësojnë
këtë kërkesë; programe me correspondence apo certifikata të ngjashme
nuk pranohen. Prova të dokumentuara përsa i përket edukimit dhe punës
duhet t’i dorëzohen zyrtarit konsullor intervistues në kohën e
intervistës për vizë.
Çfarë Punësimi kualifikohet për Programin e Vizave të Diversitetit (DV)?
Për
të vendosur pranueshmërinë bazuar në eksperiencën e punës, do të
përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine.
Kjo bazë të dhënash grupon eksperiencën e punës në pesë “zona pune”.
Megjithëse ka shumë kategori punësimesh të listuara në këtë bazë të
dhënash, vetëm disa prej tyre kualifikohen për Programin e Vizave të
Diversitetit (DV) Për t’u kualifikuar për një vizë Diversiteti në bazë
të punëzimit, ju duhet të keni, Brenda 5 viteve, 2 vjet experience në
një punësim që është projektuar në Zonën e Punës 4 ose 5, e klasifikuar
me një shtrirje të Përgatitjes Specifike 7.0 ose më lart.
- SI DO TË ZGJIDHEN APLIKIMET FITUESE?
Në
Qendrën Konsullore të Kentucky-it, të gjitha hyrjet e marra për secilin
rajon do të numërohen. Mbas përfundimit të periudhës së regjistrimit,
një kompjuter do të zgjedhë rastësisht aplikimet e pranuara sipas
rajonit gjeografik. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë i zgjedhur
rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar si fitues, aplikimi i
dytë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i dytë i regjistruar si
fitues, e kështu me rradhë. Të gjitha hyrjet e marra brenda periudhës
së regjistrimit do të kenë një shans të barabartë për t’u zgjedhur
breda secilit rajon. Pasi të jetë përzgjedhur një hyrje si fitues,
atëherë aplikantit do t'i dërgohet një njoftim me anë të postës nga
Qendra Konsullore në Kentucky, e cila do të përmbajë udhëzimet mbi
aplikimin për vizë. Kjo Qendër do të vazhdojë të ndjekë rastet e atyre
që kanë fituar deri sa ata të udhëzohen që të paraqiten për intervistën
e aplikimit të marrjes së vizës në zyrën konsullore përkatëse.
- A MUND TË ZGJEDHURIT TË RREGULLOJNË STATUSIN E TYRE ME EMIGRACIONIN?
Po,
sipas termave të Seksionit 245 të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë,
të përzgjedhurit që janë pizikisht të pranishëm në Shtetet e Bashkuara
mund të aplikojnë në zyrat e emigracionit për rregullim statusi në
resident të përhershëm. Aplikantët duhet të sigurohen që zyra e
emigracionit të përfundojë dosjet e tyre, përfshirë procesin e çdo
pjestari derivativ, përpara dates 30 Shtator 2011, sepse në këtë date
skadon dhe programi DV-2011. Asnjë vizë nuk do të jetë në dispozicion
mbas kësaj date, në asnjë rrethanë.
- A DO TË NJOFTOHEN APLIKANTËN QË NUK KANË FITUAR?
Duke
fillur me DV-2011, të gjithë aplikuesit, duke përfshirë edhe ata që NUK
kanë fituar, do të mund të kontrollojnë statusin e hyrjeve të tyre në
faqen e Internetit E-DV, dhe aty do të mund të kontrollojnë nëse janë
përzgjedhur ose jo. Aplikantët duhet të ruajnë faqen e konfirmimit në
momentin që aplikojnë. Ky informacion do të jetë i vlefshëm nga data 1
Korrik 2010, deri më date 30 Qershor 2011. Të gjitha letrat e
njoftimeve do të dërgohen në adresën e regjistruar nga ju mbas 6 ose 7
muajsh mnas mbylljes së regjistrimit.
- SA INDIVIDË DO TË PËRZGJIDHEN?
Janë
50,000 viza të disponueshme për llotarinë DV-2011, por më shumë
individë do të përzgjidhen. Sepse është e mundur që shumë aplikantë të
përzgjedhur nuk do të kualifikohen për vizë. Intervistat për programin
llotarisë DV-2011 do të fillojnë në Tetor 2010. Qendra Konsullore në
Kentucky të SHBA do të dërgojë letrat e takimeve aplikantëve të
përzgjedhur 4 deri në 6 javë përpara date së tyre të takimit. Çdo muaj,
vizat do t’i lëshohen aplikantëve që kualifikohen gjatë atij muaji,
gjithsesi varet nga numri i vizave në dispozicion. Në momentin që të
gjitha 50,000 vizat lëshohen, programi mbyllet. Kjo do të thotë që mund
të ketë nga ata aplikantë që nuk do të arrijnë të marrin një vizë.
Prandaj do të ishte mire që aplikantët të përgatiten saktësisht ditën e
intervistës.
CILA ËSHTË MOSHA MINIMALE E APLIKANTIT PËR TË APLIKUAR NË PROGRAMIN LLOTARINË DV?
Nuk
ka moshë minimale për të aplikuar për DV, por kërkesat e llotarisë për
edukimin e mesëm bëjnë që mosha minimale e personave për të aplikuar të
jetë 18 vjeç.
A KA NDONJË PAGESË PËR PROGRAMIN E LLOTARISË DV?
uk
ka pagesë për të plotësuar formularin elektronik të aplikimit.
Aplikantët e DV duhet të paguajnë vetëm ditën e tyre të intervistës në
sportelin e kasierit konsullor. Detajet mbi pagesat do të përfshihen në
letrën e udhëzimeve që do t’ju jepet nga Qendra Konsullore për
aplikantët e përzgjedhur.
A MUND QË APLIKANTËT E LLOTARISË TË PËRFITOJNË FALJE PËR PAPRANUESHMËRITË QË MUND TË KENË?
Të
gjthë aplikantë janë subject papranueshmërie nën Aktin Amerikan të
Emigracionit dhe Kombësisë. Nuk ka ndonjë parashikim të veçantë për
falje mbi papranueshmëritë përveç ato të parashikuara në këtë Akt. Disa
parashikime për falje të përgjithshme për njerëz me të afërm që janë
qytetarë Amerikan apo Rezidentë të Përhershëm Ligjorë mund të janë të
disponueshme edhe për aplikantët e llotarisë, por koha e shkurtër
e programit mund t’a bëjë të vështirë që aplikantët të përfitojnë nga
këto falje.
A MUNDED QË PERSONAT ME PROCES EMIGRACIONI NË NJË KATEGORI TJETËR VIZE TË APLIKOJNË PËR LLOTARINË AMERIKANE?
Po, persona të tillë mund të aplikojnë për programin e llotarisë DV.
|
|
 |
|
|