|
|
Forumi
Pyetjet dhe mesazhet tuaja
- V. Zeneli. 28/8/2010
Ju lutem dua nje informacion me te sakte lidhur me rregullat per aplikimin e llotarise Amerikane. Dhe dua te di nese eshte ceshtje fati apo ka te beje me plotsimin e dokumentave ne menyre te sakte, nga ndonje zyre qe merret posacerisht me plotesimin e dokumentav...e. Nese keni mundesi me rekomandoni ju se kush eshte me e mira.
Persa i perket rregullave te aplikimit jane te shumta, por do te veconim dy si me kryesoret. 1. Shkolla e mesme e mbaruar diten e intervistes 2. Fotografite elektronike te permbushin kerkesat. Per pjyetjen e dyte, pergjigjia eshte: Ne rradhe... te pare te aplikohet sakte dhe pa gabime (behen shume gabime me fotografite) dhe mbasi te jesh kualifikuar per te marre pjese ne short e dyta eshte ceshtje fati. Ne si zyre ne Athine kemi cdo vite 35-55 fitues, dhe kjo nuk eshte rastesi. Nuk bejme gabime ne aplikime dhe ndaj kemi kaq shume fitues. Ju keshillojme ti besoni nje profesionisti dhe ta kontrolloni nese ka pervoje dhe nese ka fitues ne vitet e fundit. Dhe me kete nekuptojme me fakte dhe jo me fjale. Ju urojme suksese cfaredo qofte perzgjedhja juaj.
- Albana Mile Doko. 19/8/2010
URIME per kete faqe!! Kam 15-vjet qe hedh lloto, por nuk do fati.. Ndoshta ju jeni mbaresia dhe fati per kete vit per mua. Suksese fituesve.
Llotaria E Vizave Amerikane. 21/8/2010
Faleminderit Albana! Thone se kur dicka e deshiron me gjithe shpirt, gjithe universi komploton qe nje dite kjo deshire te te realizohet. Apliko cdo vit dhe nje dite do te jesh fituese. Urojme te te realizohet kjo enderr shume shpejte, pse j...o kete vit. Suksese!
Albana Mile Doko 21/8/2010
JENI SHUME TE MIRE! Shpresa vdes e fundit dhe po shpresoj... Faleminderit per keto fjale kaq te bukura. Ju pershendes me gjithe shpirt.
- Llotaria E Vizave Amerikane 17/7/2010
Viti 2009 ishte viti me me pak fitues nga Shqiperia ne 10 vitet e fundit.
Viti 2009 - DV2011: 1,469 Fitues
Viti 2008 - DV2010: 2,311 Fitues
Viti 2007 - DV2009: 2,862 Fitues
Viti 2006 - DV2008: 1,988 Fitues
Viti 2005 - DV2007: 2,504
Fitues Viti 2004 - DV2006: 3,380 Fitues
Ne qofte se do te benim nje paraqitje grafike te rezultateve te mesiperme do te dukej shume qarte se ka ulje drastike te fituesve nga Shqiperia. Ndoshta mund te jete ulur numri i aplikuesve shqiptar, por besojme se arsyeja kryesore eshte se... gjithnje e me shume me perhapjen e internetit njerezit po aplikojne nga shtepia. Kjo s'ka asgje te keqe nese dikush di mire te perdori kompjuterin dhe programet per perpunim te fotografise (jo vetem te futet ne internet...). Me e keqja eshte se shume persona te tille jo kompetent marrin persiper te aplikojne dhe per te gjithe shoket dhe fisin, duke shtuar keshtu listen e aplikanteve qe diskualifikohen. Eshte per te ardhur keq te diskualifikohesh per gabime ne aplikim ose sepse fotografia qe paraqite eshte e gabuar. Eshte fakt se kete vit aplikuan nga e gjithe bota 16,5 milion nga te cilat 12,1 milion aplikime u kualifikuan per te marre pjese ne short. Pra 1 ne kater aplikime u diskualifikuan.
- Llotaria E Vizave Amerikane 7/7/2010
Njoftohen te gjithe te interesuarit se edhe kete vit Llotaria e vizave amerikane DV Lottery 2012, do te zhvillohet rregullisht ne muajt Tetor-Nentor. Po ju bashkangjisim njoftimin te faqja zyrtare: DV Lottery 2012 Online Registration Check back later for information about the upcoming DV Lottery 2012 registration peri...od, scheduled to start in October 2010.
Laura Brami-Llalla 7/72010
NQSE KA MUNDESI MUND TE NA THONI SE C,FARE DOKUMENTASH DUHEN PASI DO APLIKOJ PER HERE TE PARE?
Llotaria E Vizave Amerikane 8/7/2010
Emer, mbiemer, datelindje, vendlindje, gjendja civile (beqar, martuar...), adresa, telefon, e-mail, arsimi dhe nje fotografi 5x5 cm katrore ku koka duhet te zeje 50% te siperfaqes. Pasaktesia ne fotografi eshte shkaku kryesor i skualifikimit ne fazen e pare. Nese nuk jeni njohes te programeve te perpunimit elektronik te fotografive do ju keshillonim ti drejtoheshit nje profesionisti qe te keni sukses. Kini parasysh qe ne vitin e kaluar per DV2011 aplikuan 16,5 milion persona nga e gjithe bota dhe nga keta vetem 12,1 u kualifikuan per te marre pjese ne llotari, pra rreth 4,4 milion aplikime u skualifikuan per gabime.
Brikena Islami 8/7/2010
Na jepni njeher pergjigjet e 2011,pastaj te mendojme per 2012...
Llotaria E Vizave Amerikane 9/7/2010
Pershendetje Brikena! Ne mesazhin e meparshem ju njoftojme se: mund te kontrolloni nese jane fitues, me "Confirmation Number", mbiemrin dhe vitin e lindjes ne faqen ttp://www.dvlottery.state.gov/ESC/ duke filluar nga data 1 Korrik 2010. Nese nuk e kontrolloni dot na dergoni informacionin e mesiperm ta kontrollojme per ju. Suksese!
Brikena Islami 9/7/2010
Faleminderit!
|