BESTXPERT DV LOTTERY Get Flash

Mirësevini!

PERIUDHA E REGJISTRIMIT TË LLOTARISË DV-2013 Aplikohet deri 5 Nëntor 2011
Regjistrimet për llotarinë e vitit 2011 duhet të parashtrohen elektronikisht duke filluar të Martën në orën 18:00 (Ora Athinë) të datës 4 Tetor 2011 dhe mbaron të Shtunë në orën 18:00 të datës 5 Nëntor 2011.
Aplikantët janë të lutur që mos të presin deri javën e fundit për të aplikuar. Pritet që shumë persona nga e gjithë bota të aplikojnë, gjë që mund të vonojë aplikimin në Internet. Asnjë aplikim nuk do të pranohet mbas orës 18:00 të datës 5 Nëntor 2011.
BestXpert është një nga firmat e para shqiptare në shtetin Helen që organizoi aplikimet për llotarinë e vizave Amerikane për emigrantët shqiptarë dhe jo vetëm. Serioziteti dhe profesionaliteti që buron nga stafi i kësaj firme bëri të mundur të ketë shumë fitues të kësaj llotarie dhe më e rëndësishmja shumica dërmuese e tyre arritën në sajë të asistencës sonë të marrin dhe vizën e emigrimit për në U.S.A. Serioziteti dhe korrektesa jonë shoqëruar me shërbimet më të plota e më të sakta në të gjitha fazat e llotarisë dhe marrjes së vizës.
Programi i Llotarisë Amerikane i autorizuar nga Kongresi Amerikan, administrohet vit për vit nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe mbikqyret sipas kushteve të Seksionit 203(c) të Aktit Amerikan të Emigracionit dhe Kombësisë (AEK). Ky akt vë në dispozicion çdo vit një maksimum prej 50.000 vizash emigrimi për persona nga shtete me raport të ulët emigrimi për qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Midis këtyre shteteve bëjnë pjesë edhe Shqipëria e Kosova.